“Shqiptarët këmbëngulin në marrëveshjen e vitit 2011, kjo tregon gjithçka”

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 15:33
“Shqiptarët këmbëngulin në marrëveshjen e vitit 2011, kjo tregon gjithçka”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas marrëveshjes që është arritur me Kosovën, për çështjen e dokumenteve.

Vuçiq theksoi sot se fakti që shqiptarët insistojnë në marrëveshjen e vitit 2011 dhe refuzojnë marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 thotë gjithçka, sipas tij.

“I pyetur për të komentuar postimin e Vuk Jeremiqit në Twitter se ndryshimi i vetëm në krahasim me situatën e mëparshme është se Serbia do të fillojë të njohë dokumentet e të ashtuquajturës “Kosovë”, gjë që nuk ishte rasti deri më tani, Vuçiq tha se nuk mund të komentoni për një njeri që i shkaktoi një dhimbje koke të tillë vendit të tij në vitin 2010 (duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) dhe gjatë trazirave të vitit 2008”, ka shkruar Tanjug.

(Kosova Sot Online)