Mustafa për reduktimet: Qytetarët janë kthyer 25 vjet prapa, po prejnë dru

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 16:41
Mustafa për reduktimet: Qytetarët janë kthyer 25 vjet prapa, po prejnë dru

Deputet i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Qeveria Kurti ka braktisur qyetarët pasi situata energjetike në vend po rëndohet edhe më shumë.

Mustafa ka theksuar se Blloku A3, A5 dhe B2 nuk janë në funksion dhe kjo ka bërë që qytetarët të kthehen 25 vite prapa me kohë.

Ai ka publikuar propozimet e LDK-së për krizën energjetike dhe një video në të cilën shihen disa persona duke prerë drunj.

Shkrimi i plotë i z. Mustafa:

Blloku A3, që i jep rrjetit rreth 130 MWh, paska rënë sot. Blloku A5, po ashtu 130 MWh, jashtë funksionit që nga 19 korriku sepse nuk po i bëhet remonti kapital. Blloku B2, 270 MWh, është dashur të kthehej në funksion pardje, por është ende jashtë funksionit. KEK, pra, nuk po prodhon as gjysmën e kapacitetit të tij, me 530 MWh jashtë prodhimit.

Në Prishtinë qytetarët janë kthyer 25 vjet prapa, po prejnë dru për ngrohje, të vetëdishëm që nuk kanë e nuk do të kenë përkrahje nga Qeveria. Energji duket se nuk do të ketë, e pa energji nuk do të kenë as ngrohje nga Termokosi.

Lusim qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike dhe të mundohen të bëjnë vet zgjidhje për ngrohje.

Qeveria i ka braktisur.

(Kosova Sot Online)