Aksident i rëndë në Deçan, përfshihen dy vetura dhe një kamion

  • G.G /
  • 28 August 2022 - 17:48
Aksident i rëndë në Deçan, përfshihen dy vetura dhe një kamion

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Rugova ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugen ” Luan Haradinaj”, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

(Kosova Sot Online)