Kosovari derdh lot në gjykatë në Austri: Shkoja në atdhe për babain e sëmurë

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 08:01
Kosovari derdh lot në gjykatë në Austri: Shkoja në atdhe për babain e sëmurë

Një kosovar, banues në Austri, i cili ishte i papunë dhe paguhej nga AMS (Enti i tregut të Punës) kishte shkuar disa herë në Kosovë brenda dy vjetëve të fundit pa i njoftuar autoritetet përkatëse. Ai në formë mashtrimi ka përfituar rreth 3 mijë euro ndihmë emergjente nga “AMS”, raporton albinfo.at.

Për këtë, burrit të martuar iu desh të dilte para gjykatës të mërkurën në mbrëmje, në St. Pölten.

Gjatë gjykimit, 49-vjeçari derdhi lot: Gruaja dhe babai i tij i sëmurë ishin në Kosovë dhe ai përfundimisht duhej të kujdesej për të atin. “Kjo është arsyeja pse në çdo festë dhe fundjavë kam shkuar me veturë për në atdheun tim”, thotë kosovari gjatë seancës, shkruan heute.at .

Gjatë kohës së pandemisë kosovari kishte pranuar për postë një formular për ndihmë emergjente, por ai thjesht e kishte nënshkruar atë pa e lexuar fare. “Nuk e kam lexuar tërë formularin, prandaj nuk e kam ditur se çdo qëndrim jashtë vendit duhet të raportohet”, kishte thënë i akuzuari, përcjell albinfo.at.

Dëshmia e tij arriti ta bindë gjykatësin, i cili nuk pa asnjë qëllim mashtrimi dhe e liroi atë. Por, më këtë vendim nuk u pajtua prokurori, i cili po shqyrton ankesën e mundshme dhe për këtë aktgjykimi nuk është përfundimtar.

(Kosova Sot Online)