Gratë ukrainase po trajnohen në Kosovë për të hequr minat

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 08:11
Gratë ukrainase po trajnohen në Kosovë për të hequr minat

Disa gra nga Ukraina po trajnohen në viset malore të Pejës për të demoluar mjetet e pashpërthyera në Ukrainë.

Një video ku shihen gratë nga Ukraina duke u trajnuar është shpërndarë Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Një storje e jashtëzakonshme se si Kosova po bën çmos për të trajnuar gratë ukrainase për të pastruar vendet me mjete të pashpërthyera në Ukrainë. Kjo ndihmë nga MAT Kosova do të ndihmojë që territori ukrainas të bëhet i sigurt për jetën civile për t’u rindërtuar dhe zhvilluar”, ka shkruar Vela në Twitter.

MAT Kosova është një shkollë ndërkombëtare e trajnimit, e vendosur në Pejë. Ata trajnojnë njerëz nga e gjithë bota për menaxhimi të municioneve.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, OKB-ja ka regjistruar të paktën 2 mijë e 345 civilë të vdekur dhe 2 mijë e 919 të plagosur në Ukrainë.

Mijëra luftëtarë gjithashtu besohet se janë vrarë ose plagosur nga të dyja palët.

Më shumë se 12 milionë njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit, 5.7 milionë që janë larguar nga vendet fqinje dhe 6.5 milionë të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

(Kosova Sot Online)