26-vjeçarja nga Shqipëria e denoncon në Polici prishtinasin, thotë se e sulmoi seksualisht kur shkuan në motel

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 08:16
26-vjeçarja nga Shqipëria e denoncon në Polici prishtinasin, thotë se e sulmoi seksualisht kur shkuan në motel

Nuk janë të rralla rastet e sulmeve seksuale që raportohen gjithandej vendit. Në shumicën prej tyre viktima del të jenë vajzat e reja, e shumë herë edhe të mitura. Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet Prokuroria pas denoncimit të një shtetase të Shqipërisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar në Polici burrin me të cilin kishin nisur një njohje, pasi kishte ardhur për vizitë në Kosovë. Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht kur kanë shkuar në një motel, gjatë ditës së djeshme.

Viktima, një 26-vjeçare po pretendon se rasti ndodhi në një motel në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku i dyshuari sipas saj ka tentuar ta prek me zor në pjesët intime. Ajo ka deklaruar se kjo situatë e bëri që ajo të largohej nga moteli dhe ta raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka nisur kërkimet për ta siguruar prezencën e personit të dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “sulm seksual”

(Kosova Sot Online)