Putini do ta shtojë numrin e ushtarëve, Britania e Madhe thotë nuk do të ketë sukses

  • S.A /
  • 29 August 2022 - 09:46
Putini do ta shtojë numrin e ushtarëve, Britania e Madhe thotë nuk do të ketë sukses

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka thënë se është e paqartë se si Rusia do të arrijë një rritje të madhe të shpallur në forcat e saj të armatosura, por rritja nuk ka gjasa të rrisë ndjeshëm fuqinë e saj luftarake në Ukrainë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi një dekret javën e kaluar për të rritur numrin e forcave të armatosura të Rusisë në 2.04 milionë nga 1.9 milionë ndërsa lufta hyn në muajin e saj të shtatë.

Ministria e Britanisë së Madhe tha në një përditësim të rregullt mbi luftën se nuk ishte e qartë nëse kjo do të arrihej duke rekrutuar më shumë vullnetarë apo duke rritur rekrutimin.

Sido që të jetë, ka të ngjarë të mos ketë një efekt të madh në luftën në Ukrainë duke pasur parasysh se “Rusia ka humbur dhjetëra mijëra trupa; shumë pak ushtarakë të rinj me kontratë janë duke u rekrutuar; dhe rekrutët teknikisht nuk janë të detyruar të shërbejnë jashtë territorit rus”, tha ministria në Tëitter.

(Kosova Sot Online )