Përgjysmohen rastet me Covid 19, 42 persona rezultojnë pozitivë në 24-orët e fundit

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 11:27
Përgjysmohen rastet me Covid 19, 42 persona rezultojnë pozitivë në 24-orët e fundit

Ditëve të fundit situata me koronavirusin në Kosovë ka shënuar përparim, numri i rasteve pozitive vijon të jetë i ulët. Në 24 orët e fundit janë raportuar vetëm 42 raste pozitive, teksa nuk kemi asnjë vdekje të shënuar.

42 raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar nga 251 testime të bëra.

224 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, teksa kemi 1 mijë e 503 raste aktive me këtë virus.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

(Kosova Sot Online)