Vërshime në rrugën “Muharrem Fejza” pas reshjeve të shiut

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 15:27
Vërshime në rrugën “Muharrem Fejza” pas reshjeve të shiut

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa rrugë të Komunës së Prishtinës.

Me një situatë të tillë janë përballur banorët e rrugës “Muharrem Fejza” dhe rrugës “Ukshin Kovaçica” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Në pamjet e dërguara nga një banor i kësaj lagje, shihen vërshimet që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut sot.

(Kosova Sot Online)