Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë, komandanti: NATO mban zi

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 15:57
Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë, komandanti: NATO mban zi

KFOR-i ka njoftuar se ka vdekur një anëtar i këtij misioni ushtarak të NATO-s në Kosov.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari ka shprehur ngushëllime për vdekjen e anëtarit nga kontigjenti hungarez i KFOR-it.

“NATO mban zi për humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij”, tha ndër tjerash komandanti i KFOR-it.

(Kosova Sot Online)