Lexoni edhe:
Vuçiq: Prishtina beson se me mbështetjen e Perëndimit mund të imponojë planet e saj
Deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, se grevistët mund të mbesin pa paga, u është përgjigjur kreu i tyre, me një shprehje të Kryeministrit Albin Kurti.
Ali Sefaj, përfaqësues i sindikatave të shërbyesve civilë, ka shpërndarë një artikull nga deklarata e ministrit Murati dhe ka shkruar se “siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh. Se nuk ta mundëson ligji dhe askush s’mund të jetë mbi ligjin!”.
Vuçiq: Prishtina beson se me mbështetjen e Perëndimit mund të imponojë planet e sajLexoni edhe:
Shprehja “ndoshta mundësh, por pastaj s’mundësh” është e njohur si e Kryeministrit Kurti, të cilën e kishte përdorur njëherë gjatë qeverisjes së tij të parë, para se të rrezohej nga pushteti.
Në artikullin e shpërndarë nga Sefaj, ishte cituar Murati, i cili tha sot se nuk janë të obliguar t’i paguajnë punonjësit në sektorin publik, që kanë hyrë në grevë prej 25 gushtit.
“Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”, tha Murati.
Qe kur filloi greva e shërbyesve civilë për pagesa dhe kushte më të mira, nga Qeveria kanë kërkuar listën e pjesëmarrësve për t’ua pezulluar pagesat.
Sefaj ka thënë të premten se një pjesë e shërbyesve civilë nuk kanë hyrë në grevë nga frika se mund t’u dalë ndonjë problem me vendin e punës.
Ai i ka kërkuar Qeverisë që të mos e pengojë dhe të mos e cenojë të drejtën për të mbajtur grevë.
(Kosova Sot Online)