Komshiç: Beogradi e Zagrebi duan ta ndajnë Bosnjen mes serbëve e kroatëve

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 18:16
Komshiç: Beogradi e Zagrebi duan ta ndajnë Bosnjen mes serbëve e kroatëve

Plani i Zagrebit dhe Beogradit për ta ndarë Bosnje-Hercegovinën mes kroatëve dhe serbëve është ende gjallë, tha Anëtari kroat i Presidencës trepalëshe të BeH-së, Zhellko Komshiç, raportuan mediat e Sarajevës.

Duke komentuar deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, se padia serbe kundër gjeneralëve kroatë për krime lefte, “mund të komplikojë aleancën mes serbëve dhe kroatëve në Bosnje”, Komshiç tha se kjo “qartëson planin historik për të ndarë shtetin e Bosnjes”.

Kjo, tha Komshiç, “përfaqëson strategjik aktuale politike që ka qëllim të qartë”.

“Që nga marrëveshja mes Cvetkoviç dhe Maçek, e përmes marrëveshjes mes Millosheviçit dhe Tugjmanit, qëllimet dhe përpjekjet për të ndarë Bosnje-Hercegovinën mes Kroacisë dhe Serbisë janë të qarta”, u shpreh Zhellk Komshiç.

Të gjithë ata që janë në favor të shteti të BeH-së, kanë dy zgjidhje tha Komshiç.

“Të argumentojë deri sa të shterret se kush është më i mirë e më i bukur, dhe e dyta është që të kundërshtojë këtë të gjithën përmes mënyrave demokratike”.

“Zgjidhja e parë është rruga drejt rënies së shtetit, zhdukjen dhe tradhtinë ndaj të gjithë atyre që e kanë ndërtuar dhe mbrojtur shtetin, dhe e dyta zgjidhja është e vetmja e mundur, që decidivisht, së bashku, duke i tejkaluar diferencat politike dhe ideologjike, për t’u bërë bashkë në vlerat e përbashkëta, që është Bosnje-Hercegovina”.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, u shpreh i indinjuar me padinë që prokuroria serbe ka përgatitur ndaj katër ish-pilotëve kroatë, me pretendime se kanë gjuajtur mbi kolona refugjatësh serbë në vitin 1995.

“Kjo nuk shkon përshtati për shkak të marrëdhënieve me Republika Srpska’n dhe Milorad Dodikun. Nuk pres që Dodik të akuzojë Beogradin tani. Sidoqoftë, Dodik është aleat kroat në Bosnje-Hercegovinë. Ne duhet të kuptojmë këtë dhe të veprojmë konform. Kjo prish marrëdhëniet relativisht të mira mes kroatëve dhe serbëve në Bosnje. Kjo po shkelet, dhe po çkyhet”, tha Millanoviç.

(Kosova Sot Online)