Dështon plani 'gjenial' i shqiptarit: Do shiste miell në vend të kokainës

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 19:43
Dështon plani 'gjenial' i shqiptarit: Do shiste miell në vend të kokainës

Një shqiptar 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vjenë për një krim të pazakontë. Ai akuzohet se ka synuar të shesë miell në vend të kokainës.

Sipas medieve austriake, shqiptari jetonte në varfëri bashkë me një polak. Për shkak se ishin të papunë, asnjëri nuk kishte një banesë.

Për të zgjidhur vështirësitë e tyre financiare, ata hartuan në plan të pazakontë. Sipas Kurier, ata vendosën të bëjnë para duke shitur miell në vend të kokainës.

Një budallallëk i madh, pasi u përballën me një detektiv të maskuar.

Thuhet se ata i ofruan detektivit të maskuar një kile kokainë për 38 mijë euro. Në vend të kësaj, i dorëzuan miell. Jo vetëm kaq, por edhe pesha nuk ishte e saktë.

Në qese kishte vetëm 600 gram miell. Ata janë arrestuar dhe akuzohen për mashtrim të rëndë.

(Kosova Sot Online)