Krizë kudo, gastronomët po paralajmërojnë rritje të çmimeve

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 20:20
Krizë kudo, gastronomët po paralajmërojnë rritje të çmimeve

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se bizneset që ata përfaqësojnë janë prekur nga kriza energjetike që ka kapluar vendin.

Ai thotë se për shkak të përballimit të reduktimeve të energjisë elektrike, mund të ketë edhe rritje të çmimeve.

“Tash duke shtu edhe krizën energjetike natyrisht se kjo e rrit edhe më shumë sepse po varemi nga derivatet për të kompensuar reduktimet që po manifestohet në ditët e sotit por kjo është vetëm fillimi sepse paralajmërohet një krizë më e madhe energjetike ndoshta po kursehet momentalisht shteti i Kosovës me reduktime por po ulet qarkullimi dhe po rriten shpenzimet”, tha ai.

Tutje, Vranica theksoi se bizneset e gastronomisë i ka goditur edhe kriza ekonomike, duke përmendur edhe rritjen e çmimit të derivateve – për çka shton se mund të jetë arsye për rritje të çmimeve.

“Kemi diku rreth 40 % rritje të çmimeve bazike apo çmimit të furnizimit e cila e dijmë që prej tyre janë rreth 140 produkte e pastaj të gjithë sektorët ekonomikë përfshirë gastronominë jemi të varur nga transporti edhe shkaku i varësisë nga transporti e dijmë që çmimet e derivateve kanë luajtur shumë në BERZH janë zvogëlu megjithatë janë të mëdhaja nëse e shohim këtë krizë ekonomike shto faktin se po punojmë me TVSH të njëjtë sikur të ishte një situatë normale ku edhe TVSH-në në derivate dhe akcizë për naftë e kemi të hyra të planifikuara në buxhet të Kosovës të cilat natyrisht ndikojnë në rritjen e çmimit sepse po varet prej transportit kjo po e jep produktin e vet me rrijte të çmimit”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Po ashtu, ai paralajmëroi se pas gjithë këtyre rritjeve të çmimeve mund të ketë mbyllje të bizneseve, teksa shton se mbylljet kanë filluar.

“Patjetër sepse bizneset që kanë likuiditet të dobët po i mjafton për me mbyllë biznesin ose me fillu me një veprimtari tjetër ose me mbyllë me kursy. Nuk ka shifra, janë shumë dinamike është shumë kohë e shkurtë me pasë shifra por janë shqetësuese shumë edhe si pasojë e mosmbulimit të shpenzimeve operative”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)