Krasniqi: Fjalët kanë humbur fuqinë për të dënuar mjaftueshëm dhunimin e 11-vjeçares

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 22:04
Krasniqi: Fjalët kanë humbur fuqinë për të dënuar mjaftueshëm dhunimin e 11-vjeçares

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sot, fjalët kanë humbur fuqinë për të dënuar mjaftueshëm rastin e dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë.

Ai tha se sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar.

“Sot, shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, shteti, me të gjitha kapacitetet e veta, urgjentisht duhet të gjejë të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe ndaj tyre, pa hezitim, të shqiptoj asgjë më pak se dënime maksimale.

“Këtë ia kemi borxh vajzës së dhunuar, familjes së saj dhe të gjitha vajzave të reja të cilat sot ndihen të pasigurta në shtetin e tyre”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)