Pas krimit makabër ndaj 11 vjeçares, deputeti i PDK-së kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 22:45
Pas krimit makabër ndaj 11 vjeçares, deputeti i PDK-së kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje pasi një 11-vjeçare raportohet se u përdhunua nga pesë persona.

Haxhiu thotë se edukimi dhe emancipimi i fëmijëve pa dallim gjinie në familje, në shkolla është baza e një shoqërie të shëndoshë.

“Pas rastit makabër ndaj vajzës 11 vjeçare.

Pytja është:

A duhet të kthehet dënimi me vdekje?

Unë them se PO.

Edukimi dhe emancipimi i fëmijëve padallim gjinie në familje, në shkolla është baza e një shoqërie të shëndoshë”, ka shkruar Haxhiu.

Më 27 gusht në Prishtinë një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona.

Dy nga të dyshuarit janë në paraburgim, dy të tjerë janë arrestuar pasditen e së hënës nga Policia, ndërsa i pesti është ende në arrati.

Për këtë rast kanë reaguar liderët e institucioneve, të cilët e kanë dënuar këtë akt, siç thonë, ç’njerëzor dhe kanë kërkuar “dënimin e merituar” për të dyshuarit.

(Kosova Sot Online)