Çfarë pritet të ndodh sot në vendin tonë

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 08:06
Çfarë pritet të ndodh sot në vendin tonë

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 30 gusht 2022:

USAID-i mban takim prezantues me organizatat e shoqërisë civile dhe mediet. (Ish-zyra e Ambasadës Amerikane, ora 10:00)

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, ora 10:00)

Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare së të pagjeturve, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka siguruar një hapësirë e cila do të shërbejë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës ku edhe zyrtarisht i dhuron çelësin e zyrës, Kryetarit të Shoqatës së të pa Gjeturve të Kosovës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 13:00)

Partia Social Demokrate do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Panë sheshit “Skënderbeu”, ora 13:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) prezanton publikimin “Memorializimi, roli dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”. Pas prezantimit do të pasojë një debat rreth kulturës së memorializimit në Kosovë dhe rajon. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 14:00).

(Kosova Sot Online)