Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 08:14
Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Dy personat e tjerë të arrestuar të hënën, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë të mitur. I dyshuari i pestë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit e mitur janë dërguar në mbajtje për 24-orë.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast (të mitur). Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, për të vazhduar tutje me veprimet të tjera procedurale ligjore”, tha Ulaj .

I moshës madhore, si i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares është Ekrem Rexhepi (26-vjeç), ndërsa vëllai i tij dhe dy të tjerët janë të mitur. Teksa personi i pestë është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur, ka njoftuar policia.

Ekrem Rexhepi (26-vjeç), në databazën e Policisë së Kosovës figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe për vepra penale tjera, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Gazeta Express merr vesh se 26-vjeçari kishte zgjedhur të mbrohej në heshtje, në seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Vëllezërve ua ka caktuar gjykata nga një muaj paraburgim, të hënën.

(Kosova Sot Online)