Mashtroi mijëra njerëz me kriptomonedhat dhe u arratis, kapet në Elbasan bosi turk

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 10:26
Mashtroi mijëra njerëz me kriptomonedhat dhe u arratis, kapet në Elbasan bosi turk

Arrestohet në Elbasan turku 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer Gaze i akuzuar për mashtrim me kriptomonedha.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se, Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto. Këto para i përkisnin 400 mijë njerëzve.

Lajmi në përditësim…

(Kosova Sot Online)