Orientimi i Serbisë, shqetësim në Slloveni – Escobar më optimist pas bisedave me Vuçiqin

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 12:56
Orientimi i Serbisë, shqetësim në Slloveni – Escobar më optimist pas bisedave me Vuçiqin

Në Forumin Strategjik, në Bled të Sllovenisë, zunë vend edhe diskutimet për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë dhe rrezikun nga rreshtimi i shtetit serb kah Rusia. Presidenti slloven tha se evropianët duhet ta joshin Serbinë, ndërsa Esbobar thotë se Vuçiq është i interesuar për stabilitet në rajon, raporton Euronews.

Presidenti slloven, Borut Pahor, thotë se, pas luftës në Ukrainë, mund të ketë një ndarje të re, por se Ballkanin Perëndimor do ta donte të rreshtuar kah Evropa. Pahor thotë se do të dëshironte që Serbia të orientohej kah Evropa dhe se është detyrë e Bashkimit Evropian ta bindë shtetin serb të forcojë politikën e saj drejt Perëndimit.  

“Bashkimi Evropian duhet ta bind Serbinë të forcojë politikën e saj drejt Perëndimit. Kjo do të ishte mënyra se si do t’i zgjidhnim problemet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Politika zyrtare e Serbisë duhet ta refuzojë iniciativën e ashtuquajtur botë serbe, tendencat seperatiste në Bosnjë dhe ta përfundojë me sukses dialogun me Prishtinën. BE-ja e ka përgjegjësinë më të madhe”, ka thënë Pahor.

Ai tha se Serbia do të ishte e gatshme të rrezikonte “të largohej nga Rusia”, nëse merr garancion të fortë nga Bashkimi Evropian.

Për shqetësimet e rajonit rreth orientimit të Serbisë dhe mundësisë së një “ndarjeje” ka folur Gabriel Escobar, emisar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Ai thotë se nuk sheh tendenca të tilla dhe se Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, është i përkushtuar për stabilitet në rajon.

“Unë me të vërtetë besoj dhe shpresoj se aspirata e Serbisë është që të jetë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian dhe se nuk duhet të flasim për ndarje në Ballkanin Perëndimor. Pasi kam folur me Presidentin Vuciq, mund të them se ai është plotësisht i përkushtuar për stabilitet rajonal dhe nuk do dhunë” , ka thënë Esbobar për Euroneës.

Ne do ta shfytëzojmë vullnetin e mirë edhe të palës tjetër, Kosovës, dhe besoj se liderët rajonalë do të dëgjojnë atë që znj. Ursula von den Leyen tha, se Ballkani Perëndimor vërtetë dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe qytetarët e kësaj zonë e dëshirojnë atë. Ne shohim optimizëm në të gjitha anët”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von den Leyen tha se ka dëshirë të madhe të qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. 

( Kosova Sot Online )