Presidentja udhëton drejt Çekisë, do të kërkojë edhe liberalizimin e vizave

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 14:09
Presidentja udhëton drejt Çekisë, do të kërkojë edhe liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Çeki, ku do të takohet me kryeministrin çek, Peter Fiala dhe do të marrë marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000. Osmani do të kërkojë atje edhe liberalizimin e vizave për Kosovës, meqë Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Osmani do të takohet edhe me Ministrin për punë të jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra, shtet ky skeptik për liberalizimin.

“Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, prandaj në këto takime, Presidentja do ta adresojë në veçanti çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, do të takohet me kryeministrin çek z. Petr Fiala, me presidentin e Senatit Çek, z. Miloš Vystrčil si dhe me zv.kryeministrin, njëherësh ministër për punë të jashtme të Holandës, z. Wopke Hoekstra”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në Çeki ku do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetëror të Çekisë si dhe do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000, së bashku me liderë të tjerë botëror.

Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, prandaj në këto takime, Presidentja do ta adresojë në veçanti çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, do të takohet me kryeministrin çek z. Petr Fiala, me presidentin e Senatit Çek, z. Miloš Vystrčil si dhe me zv.kryeministrin, njëherësh ministër për punë të jashtme të Holandës, z. Wopke Hoekstra.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të flasë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000 me temë: Rreziku i qartë dhe i tashëm i demokracisë: si të përgjigjemi

Fondacioni Forum 2000, vazhdon trashëgiminë e ish-presidentit çek, Vaclav Havel në mbështetje të vlerave demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe duke ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe inkurajuar tolerancën kulturore dhe etnike.

Presidentja Osmani në këtë Konferencë do të mbajë dy fjalime si dhe do të marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera.

(Kosova Sot Online)