AKK: Qeveri mos i bllokoni komunat, zgjidheni problemin e grevës

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 15:36
AKK: Qeveri mos i bllokoni komunat, zgjidheni problemin e grevës

Bordi i Asosacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem sipas tyre është nacional e jo lokal.

Ata kanë thënë se zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet në komuna veç e veç.

“Zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet nëpër komuna veç e veç. Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dialogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytetarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjente legalizimi I objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevojiten për udhëtim”, thuhet në njoftim.

Bordi i AKK-së ka konsideruar që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inspektorëve te arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.

“Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe Qeveri mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist. Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeverisje lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje. AKK edhe njëherë i bënë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedoj me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët”, kanë thënë nga AKK-ja.

(Kosova Sot Online)