Ky është zyrtari që do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Policisë në vend të Mehmetit

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 17:29
Ky është zyrtari që do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Policisë në vend të Mehmetit

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të një 11 vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona.

Mehmeti ia ka ofruar dorëheqjen ministrit Svecla, derisa Kurti e ka liruar nga detyra.

Në vend të Mehemtit, pozitën e drejtorit do ta ushtrojë Fehmi Hoti. Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Sveçla në njoftimin për dorëheqjen e Mehmetit.

“Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.

(Kosova Sot Online)