I arrestuari për dhunimin e 11 vjeçares vazhdimisht publikonte foto e video me armë në rrjetet sociale

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 17:39
I arrestuari për dhunimin e 11 vjeçares vazhdimisht publikonte foto e video me armë në rrjetet sociale

19 vjeçari Shkëlqim Kameri, pas dy ditësh në arrati është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dhunuar 11 vjeçaren në Prishtinë.

Shkëlqim Kameri dyshohet se së bashku me Ekrem Rexhepin dhe tre të miturit G.R., Xh.S. dhe G.J., një nga të cilët është vëllai i Rexhepit kanë dhunuar për shtatë orë 11 vjeçaren në Prishtinë.

19 vjeçari i dyshuar për dhunimin e të miturës në Prishtinë profilin e tij në Isntagram e ka të mbushur me foto e video me armë. Madje në disa prej tyre armën e mbanë vetë në duar.

Këto fotografi e video shoqërohen edhe me këngë të disa prej reperëve të njohur nëpërmjet të cilave promovohet përdorimi i armëve e drogës.

Në fotografitë e publikuara nga Shkëlqim Kameri, krahas tij edhe persona të tjerë mbajnë armë në duar.

Shkëlqim Kameri rreth 18 orë më parë, teksa gjendej në arrati, në profilin e tij në Instagram ka publikuar një video, ku ndër të tjera në të thuhet: “Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë.”

Katër nga të arrestuarit ndodhën në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Tre nga ta janë të mitur.

(Kosova Sot Online)