5 banesa e mijëra euro para të gatshme – kjo është pasuria zëvendësuesit të Samedin Mehmetit

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 18:35
5 banesa e mijëra euro para të gatshme – kjo është pasuria zëvendësuesit të Samedin Mehmetit

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ushtrues i detyrës për këtë pozitë është zgjedhur drejtori policisë rajonale të Prishtinës, Fehmi Hoti.

Hoti do të jetë Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, sipas procedurave të parapara ligjore.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Fehmi Hoti del të jetë goxha i pasur. Në deklarimin e tij, si trashëgimi familjare, ai ka deklaruar 5 banesa, një shtëpi, një lokal dhe tri parcela toke me vlerë mbi 130 mijë euro.

Edhe për nga paratë e gatshme, Hoti nuk është aq keq. Në dy llogari bankare ku ai mban para të gatshme, del se ai ka mbi 38 mijë euro.

Po ashtu, të deklaruara ka edhe dy vetura, të cilat së bashku vlejnë mbi 35 mijë euro. Për më shumë informacione mbi deklarimin e pasurisë së Hotit, klikoni linkun që dërgon te databaza e AKK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Samedin Mehmeti, ka ofruar dorëheqjen sot nga kjo pozitë. Lajmin e ka bërë të njohur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke konfirmuar se kryeministri Kurti e liroi sot Mehmetin nga detyra.

Pas dorëheqjes, Samedin Mehmeti. Ai ka thënë se dorëheqjen e ka ofruar pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të vajzës 11-vjeçare të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)