Pas Kosovës edhe Shqipëria mbetet pa Drejtor të Policisë

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 10:14
Pas Kosovës edhe Shqipëria mbetet pa Drejtor të Policisë

Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Policia e Shtetit do të drejtohet përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë Tonin Vocaj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se “qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano”.

“Nuk realizoi objektivat”, tha ministri Çuçi.

(Kosova Sot Online )