Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi seksualisht shtetasen e Shqipërisë

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 10:46
Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi seksualisht shtetasen e Shqipërisë

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në polici se një person e ka sulmuar seksualisht të dielën në Fushë Kosovë. I dyshuari për këtë rast tanimë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë:

SULM SEKSUAL | Fushë Kosovë 28.08.2022 – 14:45. Lidhur me rastin e lartcekur të raportuar nga ankuesja shtetase e Shqipërisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online )