E rëndë: Gjendet i vdekur në bagazhin e veturës një 40-vjeçar kosovar në Itali

  • G.G /
  • 31 August 2022 - 10:48
E rëndë: Gjendet i vdekur në bagazhin e veturës një 40-vjeçar kosovar në Itali

Një kosovar 40-vjeçar, i cili prej vitesh jetonte në provincën Brescia të Italisë, është gjetur i vdekur në bagazhin e një veture.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në orët e para të pasdites së 29 gushtit, ndërsa trupi i tij është identifikuar të martën.

Nga informatat e para, del që edhe vetura në të cilën është gjendur i vdekur, është e një kosovari tjetër, i cili ka deklaruar se ia ka huazuar veturën viktimës dhe nuk ka të bëjë me rastin.

Mediat raportojnë se i njëjti dyshohet se në të kaluarën ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Organet e rendit kanë nisur një hetim për vrasjen dhe po verifikojnë dëshmitë e disa kalimtarëve që do të kishin parë njerëz të braktisnin makinën.

(Kosova Sot Online)