Një burrë e një grua në Gjakovë sulmojnë fizikisht shtetasen hungareze

  • G.G /
  • 31 August 2022 - 11:06
Një burrë e një grua në Gjakovë sulmojnë fizikisht shtetasen hungareze

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar një burrë dhe një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht shtetasen hungareze.

Në raport thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE | Gjakovë 26.08.2022 – 09:00. I dyshuari mashkull kosovar së bashku me të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase hungareze. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)