Edi Rama Luiza Gegës: Mos e merr fjalën, sepse e panë që ne dy duhemi e të marrin përpara

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 15:57
Edi Rama Luiza Gegës: Mos e merr fjalën, sepse e panë që ne dy duhemi e të marrin përpara

Gjatë takimit për diskutimin e basteve sportive, kryeministri Rama nuk i ka dhënë fjalën atletes Luiza Gega e cili ishte e pranishme në takim.

Ai tha se më mirë është të mos flasë sepse do të thonë njerëzit se Luiza u shit te Rama për një bast sportiv.

Rama: Donte të fliste edhe Luiza, por më mirë të mos flasësh sepse do të thonë ja u shit Luiza, për një bast shkove atje. Shpresoj që t’i të argëtohesh me këto dhe të mos i marrësh seriozisht dhe të argëtohesh me këta.

Luzia Gega: Ne kemi kohë që e kemi kërkuar.

Rama: Mos ia jep fjalën, më mirë mos fol se do të marrin kot përpara se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan për ty ishin ata që nuk më duan mua, por kur e panë se ne të dy duhemi, ata e kanë me ty sepse unë jam Djalli që të kam bërë magji.

(Kosova Sot Online)