Mediat e pushtetit në Serbi s’rrinë rahat pa tentuar tensionimin në Veri

  • E /
  • 31 August 2022 - 16:20
Mediat e pushtetit në Serbi s’rrinë rahat pa tentuar tensionimin në Veri

Mediat në Serbi të cilat kontrollohen plotësisht nga pushteti në vazhdimësi tentojnë të tensionojnë situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Një gjë të tillë po tentojnë ta bëjnë edhe sot, dy prej mediumeve “Novosti” dhe “Kurir” duke raportuar kinse për vetura të blinduara të forcave Speciale të Policisë së Kosovës të cilat ia kanë mësy rrugës që çon në pikë kalimin kufitar në Jarinje.

Siç shkruan “Novosti”, “lëvizja e forcave speciale të Kosovës po i shqetëson banorët serbë në atë pjesë”.

Derisa “Kurir” shkon edhe më tej, duke raportuar se kinse vetura të blinduara të Policisë Speciale ia kanë mësyrë Jarinjes “plotësisht të armatosura”

Kosova dhe Serbia ditë më parë kanë arritur marrëveshje për çështjen e letërnjoftimëve. Serbia do t’i njohë letërnjoftimët e Kosovës dhe s’do të lëshojë më letra për hyrje-dalje. Njejtë edhe Kosova, derisa vendimi do të vlejë edhe për serbët që jetojnë në veri të Republikës së Kosovës.

Derisa për punën e targave pritet të gjendet një zgjidhje brenda periudhës dy mujore. Nga Brukseli janë shprehur optimist për gjetjen e një zgjidhje edhe për tabelat e makinave.

Prej ditësh në Veri të vendit janë duke qëndruar edhe forca shtesë të KFOR-it amerikan. Nga KFOR-i kanë deklaruar se do të vazhdojnë qëndrimin në afërsi të Jarinjes dhe Bërnjakut.

(Kosova Sot Online)