Murati fton prindërit “që t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkollë”

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 18:16
Murati fton prindërit “që t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkollë”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë konferencës së sotme tha se më 1 shtator do të fillojë mësimi, ndërsa i ftoi prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Unë jam i bindur që nesër të gjithë mësimdhënësit të jenë në vendin e punës, ashtu siç edhe kemi pa nga terreni dhe siç kanë deklaruar, dhe jo siç kanë proklamuar nga Sindikata që ka shpallur grevë në kohë kur mësimdhënësit janë në pushim dhe pretendon që ata s’po dalin në punë dhe poashtu ftoj prindërit që nesër më 1 shtator t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë sepse çdo ditë e humbur e mësimit është tepër e kushtueshmë”, deklaroi Murati.

(Kosova Sot Online)