Godet veten me thikë, ndërron jetën 54 vjeçarja

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 19:54
Godet veten me thikë, ndërron jetën 54 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 54 vjeçare ka goditur veten me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur  me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)