Çfarë moti parashikojnë meteorologët për sot

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 08:05
Çfarë moti parashikojnë meteorologët për sot

Edhe sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve të motit nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut mund të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

(Kosova Sot Online)