Regjistrohet vdekja e parë nga lija e majmunëve

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 08:12
Regjistrohet vdekja e parë nga lija e majmunëve

Vdekja e parë nga lija e majmunëve është regjistruar në Belgjikë.

Pacienti kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, sipas mediave të huaja.

Në total, rastet në Belgjikë kanë arritur në 706. Megjithatë, sipas institutit shëndetësor Sciensano, numri i rasteve duket se është në rënie. Rasti më i fundit i konfirmuar është regjistruar më 23 gusht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje se që nga maji, ka pasur më shumë se 50,000 raste të kësaj sëmundje – kryesisht në Amerikën e Veriut dhe Evropë – dhe 16 vdekje. 

(Kosova Sot Online)