Kaq vite mund të dënohen dhunuesit e 11 vjeçares, sipas avokatit

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 09:18
Kaq vite mund të dënohen dhunuesit e 11 vjeçares, sipas avokatit

Nga 10 deri në 20 vjet mund të dënohen personat e akuzuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila për shtatë orë u dhunua nga pesë persona.

Kështu ka thënë avokati Burim Halili.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me vepra penale dhe nga kodi penal i Kospvës, pasi që janë pesë kryes të vepres penale, pastaj kemi të bëjmë me veprën penale të dhunimit nga neni 210 dhe kemi të bëjmë me veprën penale nga neni 235 që ka të bëjmë me integritetin seksual të personave të mitur, dhe dënimi për një vepër të tillë është nga 10 deri në 20 vite”, tha ai.

“Dënimi duhet të dallojë nga personat pasi këtu kryesit e veprës penale siç e dimi njëri nga ta është i rritur kurse të tjerët janë të mitur dhe kuptohet se dlnimi mund të jetë më i ashpër për të rriturin sesa për të miturit”, ka deklaruar ai.

Kosova ishte shokuar nga raportimi se një 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona për shtatë orë në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)