Plagoset aksidentalisht me pushkë nga vëllai i tij një 13-vjeçar në Vushtrri

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 10:08
Plagoset aksidentalisht me pushkë nga vëllai i tij një 13-vjeçar në Vushtrri

Një 13-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga vëllai i tij me pushkë ajrore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa arma është konfiskuar.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Vushtrri 31.08.2022 – 16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Arma është konfiskuar nga policia.

(Kosova Sot Online)