Thellohet tragjedia, 11 vjeçarja dyshohet se u dhunua edhe nga 6 persona tjerë në qershor

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 10:24
Thellohet tragjedia, 11 vjeçarja dyshohet se u dhunua edhe nga 6 persona tjerë në qershor

Rasti dhunimit të 11 vjeçares i cili tash e disa ditë ka tronditur opinion publik duket se ka qenë rast i përsëritur edhe para disa muajve.

Gazeta online Periskopi ka mësuar prej burimeve brenda policisë se viktima e njejtë ishte abuzuar seksualisht edhe në fund të qershorit të vitit 2022. Siç thuhet nga burimet e tyre dhunimi dyshohet se ishte kryer nga gjashtë persona.

E e dëmtuara thuhet se ishte keqpërdorur seksualisht e kishte qenë viktimë e trafikimit me nga persona të ndryshëm të moshës madhore.

Siç raporton Persikopoi, në natën e 21 qershorit, viktima ishte takuar me një person të moshës madhore në një kafene të lagjes ku jeton në Prishtinë (lokacion i njohur për redaksinë) dhe nga aty kishin vazhduar në një motel në rrethinë. Sipas deklaratës së të miturës, detaje prej të cilës ka siguruar Periskopi, në motel kishte shkuar edhe një person tjetër. Pastaj, të dy e kishin dorëzuar tek persona tjerë. Pra në total, dyshohet se viktima është keqpërdorur seksualisht nga gjashtë persona të moshës madhore brenda natës. Abuzimi dyshohet të ketë ndodhur në lokacione si Prishtinë, Orlloviq e Fushë Kosovë.

E dëmtuara në fillim ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Mirëpo, të nesërmen, në orët e para të mëngjesit, viktima ishte lënë nga të dyshuarit në një rrugë jo shumë larg shtëpisë së saj në Prishtinë.

Siç ka mësuar Periskopi për këtë rast nuk ishte arrestuar asnjë person, ndonëse njërin prej tyre e kishin identifikuar qysh në fillim. Madje, as dëshmitarët e rastit nuk ishin ftuar për intervistim.

Në raportin e rastit, thuhet se e dëmtuara ishte dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, e pastaj, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, ishte dërguar në strehimore. Megjithatë, media mëson se vullneti i prindërve por edhe i vajzës ishte që të kthehej në shtëpi. Rasti vlerësohet të jetë ende nën hetime.

Ky rast mobilizoi protesta masive

Pesë personat që dyshohen se kanë dhunuar seksualisht 11 vjeçaren tashmë janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.

Kjo njarje ka mobilizuar sot në kryeqytet mijëra qytetarë të cilët protestuan para institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestë nuk është parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila ishte kritikuar për pjesëmarrjen e mëhershme për shkak të pushtetit institucional që mban.

“Përdhunuesit në burg,” - ishte një nga pankartat në protestë. Një tjetër isthe “Gra, armatosuni”. Pastaj një tjetër ishte “Dhuna nuk ka arsyetim”. Më pas, edhe “Nuk ka dështu nana, por shteti!”

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe te objekti i Ministrisë së Drejtësisë. Më herët, organizatorët e protestët kishin bërë thirrje që partitë politike dhe krerët institucionalë të mos merrnin pjesë në të.

Me ngjyrë të kuqe është ngjyrosur edhe objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në anën tjetër, deri tash dhunimi i 11 vjeçares ka çuar drejt dorëheqjes së Drejtorit të Policisë, z. Samedin Mehmeti dhe dorëheqjes së Ali Gashit, Drejtorit të Drejtoratit për Trajtimin e Të Burgosurve dhe të Miturve.

Në mes të pesë të dyshuarve për dhunim seksual ishin edhe tre fëmijë, potencialisht nxënës të sistemit tonë shkollor. Por, sa përgjegjëse ndihej znj. Nagavci?

Nagavci e thirri një konferencë për medie, e ku fjalën përgjegjësi e përdori që t’i ikte përgjegjësisë.

Nagavci nisi të fliste për rastin menjëherë duke e “dënuar fuqishëm” aktin por pa dhënë ndonjë ide për masa konkrete emergjente. Po ashtu, ministrja u shpreh se sigurinë e nxënësve do ta kishin “top-prioritet”.

Në rastin që ndodhi më 27 gusht, e shtunë, ishin të përfshirë katër qytetarë të mitur – përfshirë viktima. Tre nga pesë të dyshuarit për dhunim seksual ishin të moshës 16, dhe respektivisht 15.

Përveç protestave në Prishtinë, ky rast organizoi protestë edhe në Tiranë dhe në Shkup.

(Kosova Sot Online)