Lista Serbe sulmon ashpër Sveçlën: Radoçiqi të është bërë obsesion – vini në veri me xhipa të ngjyrosur

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 11:26
Lista Serbe sulmon ashpër Sveçlën: Radoçiqi të është bërë obsesion – vini në veri me xhipa të ngjyrosur

Lista Serbe ka thënë të enjten se Milan Radoiciq është bërë “obsesion” për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë të mërkurën se “një ditë Milan Radoçiqit do të kapet ”.

“Radoiçiq do t’i bëjë më të rralla vizitat në Kosovë sepse do të vijë momenti që do të arrestohet nga policia e Kosovës dhe do të përgjigjet për të gjitha krimet për të cilat dyshohet”, kathënë Sveçla në RTK.

E Lista Serbe thotë se do të vazhdojë t’i japë mbështetje Radoçiqit .

“Kërcënimet që ministri i brendshëm Xhelal Sveçla i dërgon nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, janë pasqyrim i dobësisë dhe pafuqisë që ndjen Sveçla në lidhje me respektin dhe mbështetjen që serbët në veri i japin”, thuhet nga kjo partia, transmeton kossev.info.

Sipas po kësaj partie, ministri i mbrojtjes i Republikës së Kosovës shkon në Veri “i fshehur” e me “xhipa të ngjyrosur”.

“Sveçla dhe forcat e tij speciale janë thjesht mysafirë të paftuar dhe të padëshiruar, të cilët janë të guximshëm vetëm ndaj qytetarëve të paarmatosur, grave dhe fëmijëve”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe. 

(Kosova Sot Online)