KEK rikonfirmon se dimrit mund të prodhojë 800 megavatë orë rrymë, Kosovës i duhen 1300 MW/h

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 15:23
KEK rikonfirmon se dimrit mund të prodhojë 800 megavatë orë rrymë, Kosovës i duhen 1300 MW/h

Pas njoftimit se njësitë B-2 dhe A-3 janë rikthyer në prodhim, Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të punojë që t’i përfundojë edhe remontet e njësive të tjera që të mund të operojë gjatë dimrit me dy njësi të Termocentralit A dhe dy Njësi të Termocentralit B, me kapacitet 800 megavatë për orë.

Por, as me këto njësi, Kosova s’mund t’i mbulojë nevojat e saj për energji gjatë dimrit. Gjatë sezonit dimëror, Kosovës i duhet 1 mijë e 300 megavatë për orë.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MË/h”, thuhet në njoftimin e KEK.

Ndryshe, Kosova është duke u përballur me krizë energjetike. Tash e dy javë, qytetarët e vendit po përballen me reduktime të energjisë.

(Kosova Sot Online)