Rama i quan gjuhë të çuditshme shqipen e serbishten në Beograd

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 17:05
Rama i quan gjuhë të çuditshme shqipen e serbishten në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit.

Ne ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të  panairit po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovaçeski dhe kryeministri ne largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Rama e nisi fjalimin e tij në ceremoni me batuta, duke thënë se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, duke i quajtur të çuditshme shqipen e serbishten.

“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë I pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Europës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri çdo vit rrit me 10% sipërfaqja e vreshtave”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)