Ramës ia ofrojnë një gotë verë në Serbi, pse nuk e provoi s’i pëlqeu apo u frikësua?

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 16:12
Ramës ia ofrojnë një gotë verë në Serbi, pse nuk e provoi s’i pëlqeu apo u frikësua?

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Beograd ku ka marrë pjesë në samitin e organizuar në kuadër të “Open Balkan”.

Për të provuar se po ecë mirë iniciativa, në kryeqytetin e Serbisë ishte organizuar edhe një panair i verës e ku kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme.

Në një video të publikuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shihet se si kryeministrit Edi Rama i ofrohet një gotë verë e kuqe për ta degustuar, megjithatë Rama vetëm i merr erë dhe nuk e provon fare.

Mbase s’i ka pëlqyer apo është frikësuar për ta provuar.

(Kosova Sot Onlline)