“E gëzofsh me familje agregatin”, qytetarët tallen me situatën e reduktimeve të energjisë

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 17:16
“E gëzofsh me familje agregatin”, qytetarët tallen me situatën e reduktimeve të energjisë

Si pasojë e reduktimeve të gjata me rrymë, me të cilat po përballet vendi ynë tash e dy javë kanë bërë që shumë qytetarë të reagojnë përmes postimeve në rrjete sociale.

Por, ka edhe disa nga qytetarët që situata e reduktimeve të energjisë i ka detyruar të blejnë agregat e që këtë video e kanë publikuar në rrjete sociale.

“Përhajr vllau jone blerjen e Agregatit, e gëzofsh me familje”, ka shkruar një qytetar në përshkrimin e videos.

(Kosova Sot Online)