Reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 08:16
Reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë vikendit në vend.

Përgjatë fundjavës paraqiten kushte relativisht më stabile, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e diel.  Pasdite vonë të dielen, mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebeshit me bubullima përreth viseve malore në veri të vendit.

Rrebeshe e bubullima paraqiten sërish pasdite ditën e hënë.

Indeksi i cilësisë së ajrit mund të shkojë edhe në vlera mesatare të ndotjes, me rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, por edhe ozonit sipërfaqësor orëve të pasdites ditën e enjte. Nga e premta me qarkullim më të mirë ajror dhe të reshura, ndotësit ajror edhe shpërndahen e indeksi do të jetë në vlera

2.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.  Pasdite, vende-vende reshjet do të  shoqërohen edhe me bubullimë.

3.09 – Pjesërisht vranët, më ngrohtë. 

4.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore.

5.09 – Fillimisht kryesisht me diell.  Pasdite më vonë mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat mjaft të luhatshme në ditët vijuese, maksimalet zbresin edhe deri në 21C ditën e premte, por në fundjavë shënojnë rritje deri në 28C. Ndërsa, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes gradule edhe mbi vlera mesatare.

(Kosova Sot Online)