E pakonfirmuar: Aprovohet kërkesa për vizitë e kryeministres serbe

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 14:42
E pakonfirmuar: Aprovohet kërkesa për vizitë e kryeministres serbe

Raportohet se Ministrija e Jashtme tashmë ka aprovuar kërkesën e Kryeministres serbe, Anna Bërnabiq, për ta vizituar Kosovën.

Gazeta 10 duke u thirrur në burime të saj brenda qeverisë ka raportuar se “vizita është aprovuar nga ana e ministrisë së Jashtme brenda afateve kohore si akteri kryesor në konfirmimin apo jo të vizitave të ndërsjella”.

Vizita u lajërua në Beograd, sidomos pas akuzave që iu bënë Kryeministres serbe atje, se nuk kishte vizituar Kosovën asnjëherë.

Institucionet në Kosovë, ende nuk kanë dalur me qëndrim zyrtar, ose me një njoftim, nëse i është lejuar ose jo Kryeministres serbe Bërnabiq, që të hënën të jetë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)