LAJMI I FUNDIT: Shkarkohen edhe dy drejtorë të policisë për rastin e 11 vjeçares

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 15:08
LAJMI I FUNDIT: Shkarkohen edhe dy drejtorë të policisë për rastin e 11 vjeçares

Albin Kurti ka thënë se janë ndërmarrë veprime konkrete për këtë rast duke u shkarkuar dy zyrtarë të lartë ndërsa dy të tjerë janë dorëhequr.

“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës”, ka njoftuar Kurti përmes një postimi në Facebook.

Sipas Kurtit, papërgjegjësia nis nga prokurorët të cilët po mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen.

“Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin”, është shprehur Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/623287492498315

(Kosova Sot Online)