Gjoshi i PDK-së i reagon ashpër Elvis Hoxhës: Fashist, Rrahman Jasharajn e ka rrahur policia serbe

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 15:51
Gjoshi i PDK-së i reagon ashpër Elvis Hoxhës: Fashist, Rrahman Jasharajn e ka rrahur policia serbe

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka reaguar Elvis Hoxhës së Lëvizjes Vetëvendosje pasi ky i fundit e ka akuzuar rëndë kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, kinse ka qenë anëtarë i partisë serbe.

Gjoshi e ka quajtur Hoxhën fashist e gojëfëlliqur dhe “patriot” të pasluftës, derisa ka përmendur aktivitetin e Rrahman Jasharajt dhe faktin se ky i fundit është rrahur nga policia serbe.

Reagimi i plotë:

 Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?

Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herê nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.

Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash.

Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës.

(Kosova Sot Online)