Shiu i bëri qull banorët e ndërtesës që s’u renovua

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 20:44
Shiu i bëri qull banorët e ndërtesës që s’u renovua

Reshjet e shiut të enjten mbrëma në Mitrovicë, pos që e lan pa gjumë, i shkaktuan edhe goxha dëme Nadire Krelanit.

Depërtimi i ujit, e të qarat në mure, meqë jeton në katin më të lartë, kjo po dyshon se i erdhën pasi në këtë objekt kolektiv, tash e 6 muaj Komuna e Mitrovicës  e Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit, kanë nisur një rinovim të jashtëm, e ku është prekur edhe çatia.

Ndërsa, zyrtari i cili është edhe përgjegjës dhe i autorizuar nga MCC, për këtë projekt, nuk deshi të flas për rastin me arsyetimin se gjendet në grevë.

(Kosova Sot Online)