Atentati ndaj efektivëve dhe vrasja në Shkodër, policia blindon Fierin, autorët iu lënë “targat”

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 09:02
Atentati ndaj efektivëve dhe vrasja në Shkodër, policia blindon Fierin, autorët iu lënë “targat”

Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër dhe atentati me armë ndaj 2 policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj në Vlorë janë dy ngjarjet që kanë tronditur dje Shqipërinë.Gjatë mbrëmjes uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët në Fier dhe në disa zona të tjera. Këto kontrolle vijnë fill pas dy ngjarjeve të rënda, autorët e të cilave janë ende në arrati. 58-vjeçari Çekorja u qëllua me 7 plumba në lagjen Kiras, duke humbur jetën në vend. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Sipas dëshmive paraprake të marra në vendin e ngjarjes autori ka qenë një person që lëvizte me motor.

 5 ditë më parë në një dalje për mediat ai u shfaq duke mbrojtur djalin e tij të akuzuar si autor të një atentati të dështuar në Shkodër në 25 Gusht në këtë qytet. Krejt e rastësishme është dukur ngjarja në Vlorë. 2 efektivët po ktheheshin nga palestra me makinën e tyre private tip Audi jashtë orarit të punës kur u qëlluan me armë. Ata kanë parakaluar një automjet tip Volksvagen, por drejtuesi ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar.

(Kosova Sot Online  )