“Në Turqi më rrezikohet jeta”, mashtruesi i kriptomonedhave kërkon të mos ekstradohet

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 12:23
“Në Turqi më rrezikohet jeta”, mashtruesi i kriptomonedhave kërkon të mos ekstradohet

I shumëkërkuari i drejtësisë turke Faruk Fatih Özer i cili u la dje në burg nga Gjykata e Elbasanit pasi u arrestua në jug të Shqipërisë, kërkon që të mos ekstradohet në Turqi.

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, të ketë thënë Ozer para gjykatës.

Ai ishte arratisur nga Turqia për në Shqipëri në prill të vitit 2021 pasi akuzohet se ka mashtruar qindra qytetarë, të cilët investuan paratë në monedhën virtuale turke “Thodex”, një sipërmarrje e dyshuar si mashtruese që drejtohej nga Ozer.

Që prej atëherë jetonte në vende të ndryshme, kurse së fundmi në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.

(Kosova Sot Online)